Dolly Parton nuk ishte vetëm një prej ikonave më të mëdha të muzikës country për Miley Cyrus, por edhe kumbara dhe një figurë shumë e rëndësishme familjare në jetën e saj. Marrëdhënia e tyre nisi në vitin 1992, kur lindi Miley. Babai i saj, këngëtari Billy Ray Cyrus, i kërkoi mikes së tij Dolly Parton të bëhej kumbara e vajzës.
Dolly dhe Miley Që prej atëherë, Parton e ka ndjekur Mileyn gjatë gjithë jetës dhe karrierës së saj. “E njoh që kur ishte foshnjë”, kishte treguar Dolly në një intervistë, duke e përshkruar Mileyn si një vajzë që e donte si të ishte fëmija i saj. Me kalimin e viteve, marrëdhënia e tyre u shndërrua në një miqësi të ngushtë.
Miley shpesh i kërkonte këshilla Dollyt për jetën dhe karrierën, ndërsa kjo e fundit e vlerësonte publikisht talentin dhe inteligjencën e saj. Dy këngëtaret kanë bashkëpunuar disa herë. Ato kanë interpretuar së bashku këngë si “Jolene” dhe “Rainbowland”, gjersa në vitin 2023 realizuan një version të “Wrecking Ball” për albumin e Dollyt, “Rockstar”.
Dolly ishte gjithashtu pjesë e serialit të famshëm “Hannah Montana”, ku luajti rolin e tezes së Mileyt. Dolly dhe Miley
