Prestigji, milionat dhe historia

0%

E nesërmja është një ditë vendimtare për Egnatian. Kampionët e Shqipërisë do të zbresin në fushë për të zhvilluar aktin e dytë dhe më të rëndësishmin në rrugëtimin e tyre drejt kualifikimit në grupet e Europa League. Sfida përballë Lillestrom e cila do të luhet në stadiumin “Arasen Stadion”, do të nisë prej orës .

PRESTIGJI – Deri më sot, nëse flasim për paraqitjet në fushë, Egnatia ka bërë mjaftueshëm mirë sa për të fituar respektin që e meriton për nivelin e treguar ndaj çdo kundërshtari, shto këtu edhe norvegjezët e Lillestrom. Në “Rrogozhinë” nuk ia dolën dot të shënonin, edhe pse rastet ishin po aty për t’i finalizuar.

Megjithatë, falë karakterit, “djemtë” e Nevil Dedes nuk u shfaqën inferiorë, madje duke vënë shpesh në rrezik rivalin e tyre. Në Norvegji, gjithçka do të jetë e hapur pasi barazimi pa gola i lejon të gjitha mundësitë. MILIONAT – Shifra rekord nga kampionët e Shqipërisë! Arkat e klubit janë mbushur me afro 3,17 milionë euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Thesi” do të zgjerohej edhe më shumë në rast se kualifikimi bëhet një realitet i jetueshëm, ku fitimet do të kapnin vlerën e 4,31 milionë eurove. Bilance fantastike për një skuadër të ndërtuar vetëm për të fituar dhe shkuar larg, në çdo ambicie dhe front kompeticioni.

HISTORIA – Të jemi realistë, transfertat janë gjithmonë delikate, duke marrë parasysh kundërshtarin dhe faktorin që anon në anën e tyre. Megjithatë, kush nuk provon nuk ia del dhe nuk guxon, jo vetëm që kualifikohet por edhe shkruan historinë me “gërmat e arta” në arenën evropiane.

Këtë mund ta bëjë Egnatia, e cila në çdo përballje ka treguar “dhëmbët” dhe me Nevil Deden në stol ka zhvilluar ndeshje vërtetë të guximshme, ndonëse ka marrë përsipër risqe edhe për të pësuar gola. Mirëpo, për aq sa vlen të thuhet dhe me aq sa kemi parë deri më tani, Egnatia është vetëm një këmbë larg librave të historisë.

Burimi: Bota Sot