Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka vazhduar edhe këtë të mërkurë aksionin e bllokimit të hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. Kësaj here, deputetëve të PDK-së u janë bashkuar edhe asambleistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna e Mitrovicës.
PDK-ja prej ditësh po zhvillon këtë aksion para objektit të Qeverisë, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive dhe përfundimin e konstituimit të Kuvendit. Në ditët e fundit, këtyre aktiviteteve iu është bashkuar edhe Aleanca, ndërsa partitë opozitare kërkojnë që procesi i konstituimit të rikthehet në Kuvend dhe të përmbyllet. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
