PDK dhe Aleanca mblidhen në Kuvend: Shteti s’është pronë private e

0%

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës janë mbledhur në sallën e Kuvendit të Kosovës. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, para deputetëve të këtyre dy grupeve parlamentare ka thënë se askush nuk ka të drejtë ta ndalë konstituimin e Kuvendit. “Kush ka të drejtë ta ndalë konstituimin dhe përfundimin e tij. Kush ka të drejtë t’ua marrë deputetëve mandatin.

Kush ka të drejtë të vendosë se kur Republika funksionon dhe kur pret. Asnjë deputet dhe asnjë parti. Ky shtet nuk është pronë private e askujt, Kushtetuta nuk është pronë private, Kuvendi nuk është pronë private, Republika nuk është pronë private”, ka thënë ai. Tutje, ka kritikuar administratën e Kuvendit për mungesë të zërimit.

Ka shtuar se askush s’ka të drejtë ta ndalë zërimin në sallën e Kuvendit, pavarësisht se sa deputetë janë. “Është shumë më e lehtë ta dëmtosh një institucion se sa ta ndërtosh. Një shtet nuk rrënohet domosdo brenda një nate, ai rrënohet dalëngadalë”, ka thënë ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka shtuar se për gjashtë vjet, Kosova ka kaluar kriza, tension institucional, përplasje me aleatët dhe polarizim të shoqërisë. “Mentaliteti i vandalit politik nuk mund të bëhet model qeverisje, vendi nuk mund të mbahet gjithmonë në krizë. Demokracia testohet kur institucioni të kufizon, demokracia testohet edhe kur duhet të pranosh që shteti është më i madh se ti.

Për 6 vjet sidomos këto dy vjet Kosova ka kaluar kriza, tension institucional, përplasje me aleat, ndërhyrje të dëmshme te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, kemi parë një polarizim të thellë të shoqërisë”, ka thënë ai. Reçica ka deklaruar se nuk ka njeri tjetër që mund ta detyrojë Avni Deharin ta ftojë seancën përpos Albin Kurtit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com