“Nesër më shumë!”- Përfundon protesta e 88-të kundër qeverisë,

0%

Përfundon protesta e 88-të qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas një mbrëmjeje të shoqëruar me fjalime, thirrje dhe marshim në rrugët e Tiranës. Pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin nëpër kryeqytet, duke ndaluar edhe para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku protestuesit përsëritën thirrjet për arrestimin e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit nuk munguan thirrjet kundër qeverisë, ndërsa arrestimi i Ergys Agasit u kthye gjithashtu në një prej temave të protestuesve, të cilët kërkuan që hetimet dhe arrestimet të vijojnë edhe me zyrtarë të tjerë të lartë. Në fund të marshimit, qytetarët u rikthyen në zonën e Kryeministrisë, aty ku zhvillohet protesta e përditshme.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbeti e pandryshuar edhe në ditën e 88-të: “Rama jep dorëheqjen!” Protesta u mbyll, si çdo mbrëmje, me thirrjen “Nesër më shumë!”, duke paralajmëruan vijimin e qëndresës edhe ditën e nesërme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot