Ish-sekretari i OVL e UÇK-së i reagon Nasim Haradinajt: Akuzat ndaj

0%

Pas akuzave të bëra nga Nasim Haradinaj ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ish-sekretari i kësaj organizate, Ramadan Gashi. Haradinaj kishte deklaruar në një studio televizive se Gucati ishte kapur duke bërë keqpërdorime dhe se protesta e thirrur nga ai ishte përdorur për t’i mbuluar ato pretendime.

Gashi i ka cilësuar këto deklarata si të pavërteta dhe dashakeqe, duke sqaruar se gjatë periudhës për të cilën është folur, ai vetë ka mbajtur pozitën e sekretarit të OVL-UÇK-së. “Për sqarim të opinionit publik, sekretar gjatë asaj periudhe kam qenë unë, Ramadan Gashi.

Dhe të gjitha këto pretendime dhe trillimet i hedh poshtë me argumente dhe fakte se nuk ka pasur asnjë keqpërdorim në OVL-UÇK”, ka deklaruar Gashi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit: U zu në hajni, për t’u mbuluar thirri protestë Ai ka mohuar kategorikisht pretendimet e Haradinajt, duke thënë se është i gatshëm t’i argumentojë dhe mbrojë këto qëndrime para çdo individi apo institucioni. Gashi ka rikujtuar edhe raportet e mëhershme mes Haradinajt dhe Gucatit.

Sipas tij, ishte pikërisht Hysni Gucati ai që gjatë mandatit të tij të parë e kishte emëruar Nasim Haradinajn në pozitën e nënkryetarit të OVL-UÇK-së. “Nasimi duhet ta kujtojë mirë një gjë, ishte pikërisht ky Hysni Gucati ai që në mandatin e tij të parë e mori dhe e bëri nënkryetar të OVL-së së UÇK-së”, ka thënë Gashi.

Ai ka bërë thirrje që përplasjet dhe inatet personale të mos ndikojnë në imazhin e organizatës dhe të njerëzve që, sipas tij, kanë kontribuar për vendin. Në fund, Gashi ka insistuar se OVL-UÇK ka vepruar në përputhje me ligjin dhe se gjatë periudhës kur ai ishte sekretar nuk ka pasur keqpërdorime në organizatë.

Burimi: Telegrafi