Mesfushori shqiptar nuk ndal golat

0%

Uerdi Mara vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Dinamo Batumi në Gjeorgji, ku falë paraqitjeve të lojtarit shqiptar, kjo skuadër është kthyer në pretendente për të siguruar një vend në Europë në sezonin e ardhshëm.

Mara sot ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Gjeorgjisë, ku përballë kishte ekipin e Torpedo Kutaisi, një skuadër e cila gjithashtu ka luajtur rregullisht në Europë. Goli i futbollistit shqiptar erdhi në minutën e 11 të takimit, kur ai ekzekutoi saktësisht një penallti për avantazhin e përkohshëm 1-0.

Mara po kalon një sezon të shkëlqyer me ekipin e tij pasi në kampionat ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 8 asiste.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot