Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, Kombëtarja U-21 mbyll rrugëtimin

0%

Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur rrugëtimin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi e përfundoi Grupin B në vendin e tretë me 4 pikë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi u mundën 2-0 ndaj Algjerisë në ndeshjen e tretë të grupit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë algjerianët gjetën dy herë rrugën e rrjetës me Lahlou Akhrib dhe Houssem Abdelaziz.

Shqipëria e mbylli fazën e grupeve me 4 pikë, pas barazimit 1-1 ndaj Italisë dhe fitores 3-1 ndaj Kosovës. Megjithatë, pas fitores 3-0 të Italisë ndaj Kosovës, italianët arritën të kalojnë Shqipërinë në renditjen e Grupit B dhe siguruan kualifikimin për në gjysmëfinale falë golavarazhit më të mirë.

Kështu, kuqezinjtë e mbyllin aventurën në “Taranto 2026”, pas një paraqitjeje pozitive në turne, ku arritën të marrin një fitore dhe një barazim në tri ndeshje. Grupi B, renditja: Algjeria 9 pikë Italia 4 pikë Shqipëria 4 pikë Kosova 0 pikë

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot