Avdyli me skuadrën sllovene eliminohet pas 120 minutash

0%

Celje e pafat Skuadra sllovene Celje nuk arriti ta shkruante historinë dhe të kualifikohej në fazën e grupeve të Champions League, pasi u eliminua nga Slovan Bratislava e Sllovakisë pas 120 minutash lojë. Slovan Bratislava fitoi me rezultat 2:1 në Slloveni ndaj Celjes, ndërsa ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim.

Koha e rregullt e takimit u mbyll me rezultat 1:1, ndërsa fituesi u përcaktua në vazhdime. Seslar shënoi nga penalltia në minutën e 34-t për Celjen, ndërsa për Slovanin realizuan Shporar në minutën e 18-të dhe Martínez në minutën e 100-të. Futbollisti nga Kosova Milot Avdyli e nisi ndeshjen si titullar për Celjen dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 59-të.

Celje do ta vazhdojë rrugëtimin në fazën e grupeve të Europa League.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot