Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, aty ku do të ketë një takim të radhës me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Para këtij takimit, Kurti është deklaruar shkurtimisht për media, duke thënë se po bëjnë përpjekje për t’i evituar zgjedhjet.
Kurse, sa i përket emrave të mundshëm për president, Kurti ka shtuar se deri në arritjen e marrëveshjes do ta ruajnë konfidencialietin. “Po i vazhdojmë takimet dhe të evitojmë zgjedhjet deri kur të kemi marrëveshje na duhet të ruajmë konfidincialitetin. Unë gjithmonë pres më të mirën. Andaj, me vullnet të mirë po shkoj në mbledhje sot”, ka thënë Kurti.
