Kombëtarja e Kosovës U21 në futboll është mposhtur nga Italia U18 me rezultat 3:0, në ndeshjen e Grupit B të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”. Italia ka kaluar në epërsi në minutën e tridhjetë me golin e Gioele Giammatteit, duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin minimal 1:0.
Kosova është përpjekur ta ndryshojë rezultatin në pjesën e dytë, por italianët kanë arritur ta dyfishojnë epërsinë në minutën e shtatëdhjetë e pestë. Autor i golit ka qenë Tommaso Casagrande. Në minutat shtesë të ndeshjes, Italia e ka shënuar edhe golin e tretë. Diego Perillo ka realizuar në minutën e tetë shtesë, duke vulosur fitoren 3:0 të skuadrës italiane.
Kosova dhe Italia bëjnë pjesë në Grupin B, së bashku me Shqipërinë U21 dhe Algjerinë U21.
