Konjufca: Ka probabilitet të madh të kemi marrëveshje për

0%

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se ekziston një probabilitet i madh që të arrihet marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës.

Konjufca ka deklaruar se takimi i radhës ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillohet këtë javë përmes propozimit të emrave konkretë për president. Konjufca ka bërë të ditur se Vetëvendosje i ka tashmë emrat e saj për këtë pozitë, por nuk ka zbuluar se për cilët persona bëhet fjalë.

“Prej kur Lidhja Demokratike e Kosovës janë të gatshëm për takime dhe tashmë është paralajmëruar që takimi i radhës do të zhvillohet në formën e propozimit të emrave konkret lidhur me presidentin e ardhshëm dhe kjo e bën menjëherë që kjo është një shans e mirë dhe një mundësi e re.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prandaj, besoj se ekziston një probabilitet goxha i madh që të jemi me një president dhe me një marrëveshje për president. Meqenëse kurdo që të takohet kryeministri Kurti me kryetarin Abdixhiku mendoj do të jetë forma e negocimit.

Do të takohen përmes propozimit të emrave konkret dhe prej atyre sa tyre emrave konkret unë besoj që prej tyre do të jetë edhe presidentja ose presidenti i ardhshëm i Kosovës.

Mua më vjen keq që u humb java e kaluar mendoj se nuk kishte nevojë, mirëpo prapë se prapë e mirëkuptojmë këdo që ka pas nevojë për një kohë shtesë, sepse do duhet ta kuptoni që kjo nuk është një çështje që kaq e thjeshtë, partitë kanë nevojë që të vijnë tek emrat konkret sa i përket asaj se cilët do të jenë përfundimtar që do të propozohen.

Lëvizja Vetëvendosje është gati, kryeministri Kurti është gati – emrat i kemi po nuk mund t’i ndaj këtu me juve, dhe LDK-ja besoj që së shpejti do të jetë gati, sepse javën e kaluar tha që kjo javë do të jetë java me të cilën ata do takohen. Kurti ende s’ka ftesë”, ka deklaruar Konjufca. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com