Mëngjesin e 12 qershorit 1962, gjatë kontrollit të qelive në burgun famëkeq të Alkatrazit, rojet zbuluan se tre të burgosur mungonin. Në shtretërit e tyre ishin vendosur koka të rreme , të punuara me suva, bojë në ngjyrë lëkure dhe flokë të vërtetë njerëzorë. Mashtrimi kishte funksionuar dhe rojet kishin besuar se të burgosurit ishin ende në shtretërit e tyre.
Të arratisurit ishin Frank Morris dhe vëllezërit John dhe Clarence Anglin . Ata kishin hapur vrima në pjesën e pasme të qelive, kishin kaluar nëpër korridorin teknik dhe më pas kishin dalë përmes një ventilatori në çatinë e burgut. Por pjesa më e pabesueshme e planit ishte mënyra se si synonin të largoheshin nga ishulli.
Të arratisurit kishin ndërtuar një mjet lundrues të improvizuar, rreth 1.8 metra i gjerë dhe 4.3 metra i gjatë , duke përdorur më shumë se 50 mushama të gomuar. Ata kishin përgatitur edhe jelekë shpëtimi dhe lopata prej druri. Sipas informacioneve të mbledhura nga FBI-ja, plani ishte të arrinin në Angel Island dhe më pas të vazhdonin drejt tokës.
Pas arratisjes, FBI-ja nisi një hetim të gjerë. Dosjet përmbajnë raporte nga ditët e para të kërkimit, dëshmi të të burgosurve dhe informacione nga persona që mund të kishin lidhje me Morris dhe vëllezërit Anglin. Por misteri nuk u zgjidh. FBI-ja e hetoi rastin për 17 vjet, para se ta mbyllte zyrtarisht hetimin më .
Megjithatë, nuk u përcaktua kurrë me siguri nëse tre të arratisurit arritën të kalonin Gjirin e San Franciskos apo vdiqën gjatë përpjekjes. Pas mbylljes së hetimit të FBI-së, rasti iu dorëzua Shërbimit të Marshallëve të SHBA-së , i cili vazhdoi të merrej me informacione të mundshme për fatin e tyre.
Edhe sot, arratisja e Frank Morris dhe vëllezërve Anglin mbetet një prej mistereve më të famshme të historisë së burgjeve amerikane. Dosja e FBI-së për arratisjen nga Alkatrazi është publikuar në arkivin zyrtar “The Vault”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
