Ish – lojtari i Realit tregon çuditë e aventurës te Flamurtari

0%

Hoze Rodriguez u bë pjesë e projektit të Flamurtarit në edicionin e kaluar duke luajtur për disa muaj me skuadrën vlonjate në elitën e futbollit shqiptar. Një aventurë e ish-lojtarit të Real Madrid që u mbyll para kohe, pasi sulmuesi u largua nga vendoi ynë duke prishur kontratën me vlonjatët në gjysmë të sezonit.

Ai ka zbuluar në një intervistë për “DAZN” në Spanjë se nga kjo aventurë, gjëja që i kishte bërë më shumë përshtypje ishte se e kishin paguar me para në dorë. “Më e çuditshmja? Pagesat në Shqipëri, na paguanin me para në dorë dhe mua personalisht më dukej shumë e çuditshme në këto sasi. Që shkon në një zyrë dhe merr paratë në dorë… Nuk ishte zarf, janë gjëra që…

Por në fund të fundit, atje është normale. Gjithçka e ligjshme, praktikisht 90% të lojtarëve i paguajnë ashtu dhe pranohet. Por është e pabesueshme”, t regoi futbollisti spanjoll.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot