Glauk Konjufca do të paraqitet sot para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në kuadër të rigjykimit për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës pritet të marrë pjesë në seancën e cila nis në orën .
Më , Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte shpallur Konjufcën të pafajshëm për akuzën për “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”, duke vlerësuar se nuk ishte provuar kryerja e veprës penale. Ndërsa për veprën “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, gjykata kishte konstatuar se kishte arritur parashkrimi.
Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte prishur këtë vendim dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim. Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj Konjufcës më , duke e ngarkuar me dy vepra penale. Sipas aktakuzës, më , gjatë një seance në sallën e Kuvendit të Kosovës, Konjufca, në cilësinë e deputetit, dyshohet se kishte përdorur gaz lotsjellës, në kundërshtim me ligjin.
Në aktakuzë thuhet se si pasojë e gazit, salla ishte mbushur me tym, duke pamundësuar qëndrimin e pjesëmarrësve dhe duke i detyruar ata të largoheshin nga hapësira e Kuvendit.
