Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta. Vranësirat vende-vende parashihet të sjellin reshje, kryesisht në formë shiu lokal. Bazuar në parashikimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 17°C, ndërsa maksimalet nga 29°C deri në 33°C.
Era parashihet të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.
Burimi:
Bota Sot
