Legjenda e muzikës “country”, Dolly Parton, është ndarë nga jeta të martën në moshën 80-vjeçare, pas një beteje të shkurtër me kancerin. Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesi i saj, Marcel Pariseau, i cili bëri të ditur se Parton ndërroi jetë në Vanderbilt-Ingram Cancer Center në Nashville, e rrethuar nga familjarët dhe njerëzit e saj të dashur.
Pak orë më herët, vdekjen e këngëtares e kishte njoftuar edhe nipi i saj, Bryan Seaver, duke thënë se ajo u nda nga jeta paqësisht në Nashville. Vdes ikona e muzikës country, Dolly Parton Parton ishte një prej figurave më të njohura dhe më të dashura të muzikës amerikane.
Karriera e saj, e shtrirë në rreth shtatë dekada, solli disa prej këngëve më ikonike të muzikës “country” dhe pop, mes tyre “Jolene”, “9 to 5” dhe “I Will Always Love You”. Përfaqësuesit e saj e kanë kujtuar Parton jo vetëm për kontributin në muzikë, por edhe për humanizmin dhe bujarinë e saj.
Përmes Imagination Library, iniciativës së saj për promovimin e leximit, miliona fëmijë kanë përfituar libra falas. Parton ishte gjithashtu një mbështetëse e rëndësishme e kërkimit shkencor. Ajo kontribuoi në financimin e kërkimeve që ndihmuan në zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19. Vdekja e saj shënon fundin e një epoke për muzikën “country”.
Dolly Parton la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme si këngëtare, autore këngësh, aktore dhe filantrope, duke u shndërruar në një prej ikonave më të njohura të kulturës amerikane. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
