​De Forest, ”Babai i Radios”

0%

Më 26 gusht të vitit 1873 lindi fizikani amerikan Lee De Forest, i njohur si ”Babai i Radios”. Trioda që ai shpiku në vitin 1906, njihet si arritja më e rëndësishme në fushën e elektronikës deri në atë kohë.

Aftësia e madhe e triodës për të kapur dhe amplifikuar sinjalet e radios, si dhe për të gjeneruar sasi të kontrolluara energjie, u bë bazë për zhvillimin e shpejtë të elektronikës dhe industrisë së komunikacionit.

De Forest shpiku gjithashtu komponentët elektronikë që ishin me rëndësi kritike në zhvillimin e telefonave, transmetuesve me valë të shkurtra, fonografëve, filmave me zë dhe më pas të radarëve dhe televizorit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot