Julian Alvarez nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e Atletico Madridit këtë mëngjes, duke rikthyer edhe më shumë pikëpyetjet rreth të ardhmes së sulmuesit argjentinas. Situata po monitorohet nga afër nga Arsenali, i cili vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e 26-vjeçarit. Raportimet e fundit konfirmojnë se “Topçinjtë” po e ndjekin me vëmendje zhvillimin e situatës.
Megjithatë, Alvarez deri më tani nuk ka shprehur dëshirë për t’u transferuar te Arsenali apo ndonjë klub tjetër. Prioriteti i tij ka qenë Barcelona dhe argjentinasi dëshiron të vazhdojë karrierën në “Camp Nou”. Kështu, Arsenali mbetet në pritje.
Nëse situata mes Alvarez dhe Atletico Madridit përshkallëzohet, londinezët mund të tentojnë të përfitojnë, por vendimi final pritet të varet mbi të gjitha nga vetë lojtari.
