Të paktën 14 të porsalindur kanë vdekur pasi zjarri që shpërtheu përfshiu repartin e maternitetit të një spitali në kryeqytetin pakistanez, Islamabad, ka raportuar të mërkurën () televizioni BBC .
Zjarri ka shpërthyer në një njësi të ajrit të kondicionuar në raportin e nënave dhe fëmijëve në spitalin PIMS dhe shpejt u përhap nga lidhjet e oksigjenit, ka thënë një zëdhënës për programin urdisht të BBC-së. Një i porsalindur është shpëtuar nga 15 foshnjat që ishin në repart në atë kohë, ka konfirmuar një zëdhënësi.
Familjet janë mbledhur jashtë spitalit – shumë prej tyre në lot – përshkruan korrespondenti i mediumit britanik që është në vendngjarje, me një burrë që i ka thënë BBC-së se foshnja e tij treditëshe kishte vdekur. Kryeministri Shehbaz Sharif ka shprehur “pikëllim të thellë” dhe ka urdhëruar hetim të menjëhershëm. Është formuar një komision për të hartuar një raport brenda 24 orëve.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
