Një nga gratë më të fuqishme në botë zbulon talentin e fshehur –

0%

Këtë herë vëmendjen nuk e mori me paraqitjen, por me diçka krejt tjetër që pak kush e priste Ivanka Trump ka udhëtuar sërish me familjen për pushime, ku po i kushton kohë një prej hobive të saj të preferuara. Fotografitë nga aventura e fundit janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, prej kohësh tërheq vëmendje për paraqitjet e saj publike, por së fundmi po befason edhe me aftësitë sportive. Duket se ajo është adhuruese e aventurës dhe adrenalinës, pasi këtë verë po kalon shumë kohë duke bërë sërf. Këtë herë talentin e saj e ka treguar gjatë pushimeve familjare në Kosta Rika, një destinacion që e viziton shpesh.

Më herët kishte pushuar në Islandë, ndërsa tani duket se ka zgjedhur aventura në një klimë shumë më të ngrohtë, transmeton Telegrafi. Në valë me dërrasën e sërfit Ivanka shfrytëzoi valët për të treguar aftësitë e saj mbi një dërrasë të gjelbër sërfi, ndërsa gjatë gjithë kohës dukej se po argëtohej së bashku me instruktorin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ajo kishte veshur pjesën e sipërme të kostumit të zhytjes dhe pjesën e poshtme të zezë të rrobave të banjës, ndërsa flokët i kishte kapur në gërshet. Fotografitë e tregojnë teksa përpiqet të ruajë ekuilibrin mbi valë dhe ia del mjaft mirë. Në disa momente ajo bie nga dërrasa, por kjo nuk e pengon të ngrihet dhe të provojë përsëri.

Pushime familjare në Kosta Rika Sipas mediave të huaja, Ivanka ndodhet në pushime së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, dhe tre fëmijët e tyre. Megjithatë, kësaj here nuk janë vetëm pamjet nga destinacioni tropikal që kanë tërhequr vëmendjen. Aftësia e saj në sërf është ajo që po komentohet më së shumti, duke treguar një anë më sportive dhe aventuriere të saj.

Burimi: Telegrafi