Çfarëdo që të thuhet – mbetet mbretëreshë e stilit: Victoria Beckham

0%

Një paraqitje e re pranë vajzës së saj riktheu në vëmendje një detaj që prej vitesh e dallon atë nga të tjerat Victoria Beckham po shijon ditët e fundit të verës me më të afërmit e saj, ndërsa së fundmi ka pozuar së bashku me vajzën Harper. Dizajnerja e modës, 52 vjeçe, publikoi gjatë fundjavës në Instagram disa fotografi nga një dalje me vajzën e saj 15-vjeçare.

Të dyja u shfaqën me kombinime elegante dhe, në pamje të parë, dukej sikur stili i tyre ishte pothuajse i njëjtë. Në një nga fotografitë e publikuara nga Harper dhe të shpërndara më pas nga ish-anëtarja e Spice Girls, Victoria pozoi me një fustan bezhë me dekolte të thellë në formë V, ndërsa Harper kishte zgjedhur një fustan të bardhë deri te pulpat dhe këpucë me taka të holla.

Victoria publikoi edhe një fotografi pranë detit me të njëjtin fustan. Pjesa e sipërme e tij ishte zbukuruar me elemente florale që i jepnin veshjes një pamje edhe më të veçantë, transmeton Telegrafi. Nënë e bijë me të njëjtin sens për modën Victoria dhe Harper kanë marrë pjesë së bashku në disa ngjarje gjatë këtij sezoni, ku stili i vajzës së saj ka tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dashuria për modën duket se është një nga gjërat që Victoria ia ka përcjellë vajzës së saj. Vetë dizajnerja ka treguar më herët se Harper është shumë e interesuar për modën dhe bukurinë, madje edhe për veshjet ikonike të periudhës së Spice Girls. Duket se, të paktën për sa i përket stilit, vajza po ndjek me siguri hapat e nënës së saj.

Burimi: Telegrafi