Familja e Gerard Piques është në zi pas ndarjes nga jeta të gjyshes së ish-mbrojtësit të Barcelonës, Lina Rovira Montsant, e cila ka vdekur në moshën 102-vjeçare. Rovira Montsant ishte nëna e babait të Piqués dhe një nga anëtaret më të moshuara të familjes.
Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, familjarët po presin ngushëllime gjatë së martës, 25 gusht, ndërsa ceremonia mortore do të mbahet të mërkurën, më 26 gusht. Ceremonia mortore të mërkurën Lutja mortore është paraparë të zhvillohet në orën në kishën “Sagrat Cor” në Sant Just. Lina Rovira Montsant kishte kaluar një shekull jetë, duke arritur moshën 102-vjeçare.
Ndarja e saj nga jeta ka sjellë pikëllim në familjen Piqué, e cila tashmë po përgatitet t’i japë lamtumirën e fundit një prej anëtareve më jetëgjata të saj..
