Dua Lipa ka debutuar në kopertinën e “Vogue Italia”, duke qenë protagonistja e numrit të shtatorit 2026 të revistës prestigjioze të modës. Këngëtarja me origjinë shqiptare është fotografuar në New York nga Carlijn Jacobs, ndërsa stilimi është realizuar nga Imruh Asha. Në kopertinë, Dua shfaqet me një pamje elegante dhe dramatike, e kompletuar me diamante dhe rubinë nga Bulgari.
Dua Lipa Paraqitja e artistes ka marrë reagime të ndryshme nga fansat dhe ndjekësit e modës. Shumë prej tyre kanë vlerësuar elegancën dhe atmosferën misterioze të fotografisë, ndërsa disa të tjerë e kanë konsideruar kopertinën tepër të zymtë.
Disa komentues e kanë krahasuar stilin e saj me estetikën klasike siciliane të Dolce & Gabbana, ndërsa të tjerë kanë kritikuar konceptin vizual, duke argumentuar se nuk përcjell mjaftueshëm identitetin karakteristik të “Vogue Italia”.Pavarësisht reagimeve të ndryshme, debutimi në kopertinën e revistës italiane përbën një tjetër moment të rëndësishëm për Duan, e cila prej vitesh ka krijuar një prani të fortë edhe në industrinë ndërkombëtare të modës.
Dua Lipa
