Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka prezantuar raportin për gërmimet që kanë zgjatur katër javë në zonën e Zubin Potokut, në lidhje me gjetjen e mbetjeve mortore të personave të zhdukur gjatë luftës.
Gjatë prezantimit të punës dhe rezultateve të këtyre gërmimeve më , Kushtrim Gara nga Komisioni tha se janë tre lokacione me varreza masive të konfirmuara në fshatrat Kalludër dhe Jabukë, ku janë gjetur mbetjet mortore të të paktën 23 personave. “Angazhimi është fokusuar në rastet e personave të zhdukur me forcë, nga kjo zonë ose që për herë të fundit janë parë në këtë zonë.
Më saktësisht përfshirë rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve” për 23 bashkëqytetar tanë, kryesisht nga komuna e Mitrovicës dhe Skenderajt, të cilët në rrugëtimin e tyre nga fshati Kotorr të Skenderajt në drejtim të Malit të Zi janë rrëmbyer dhe zhdukur në mes të fshatrave Kalludër dhe Jabukë, diku me 19 prill nga forcat ushtarake jugosllave.
E po ashtu edhe në rastin e familjes Isufi, Peka katër anëtarë të së cilës ishin rrëmbyer dhe zhdukur me ” – tha Gara. Ndërsa kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, që mori pjesë në prezantimin e raportit, tha se faktori ndërkombëtar duhet të shtojnë trysninë ndaj Serbisë që të zbatojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur me Dhunë, të dakorduar në Bruksel në maj 2023, si dhe të hapë dosjet që mund të zbardhin fatin e të pagjeturve.
“Doemos më duhet ta përsëris thirrjen për hapjen e arkivit të Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë, e cila ka kryer masakra, posaçërisht në Drenicë, por edhe gjithandej Kosovës, dhe dosja e së cilës para 12 vjetësh është klasifikuar për 30 vjet. Pra, ajo mbetet e klasifikuar edhe 18 vjet të tjera” – tha Kurti.
“Dosjet e arkivuara dhe të klasifikuara të Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë së Jugosllavisë, duhet të hapen tash nga shteti i Serbisë, pra sivjet, në vitin 2026, e jo në vitin 2044”. Procesi i gërmimit/zhvarrimit në dy fshatrat në Zubin Potok nisi më .
Aktualisht, lidhur me këtë rast janë duke u hetuar tre persona J.R., M.J dhe M.B. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, të cilët ndodhen në masën e paraburgimit. Aktualisht në Kosovë konsiderohen të zhdukur edhe rreth 1 mijë e 560 persona nga lufta e fundit në Kosovë.
Së fundmi, shteti i Kosovës ka bërë një hap të rëndësishëm për dokumentimin e krimeve të luftës. Kjo pasi që Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), ka një raport preliminuar për numrin e viktimave të luftës së fundit.
Sipas këtij raporti preliminar, janë të paktën 13 mijë e 227 njerëz që janë vrarë, zhdukur me dhunë ose kanë vdekur si pasojë e luftës, nga peridudha deri më . Publikimi i kësaj liste shënon fazën e parë të databazës institucionale të IKKL-së, e ndërtuar për të dokumentuar me saktësi pasojat njerëzore të luftës dhe për të shërbyer si një burim i besueshëm për institucionet dhe studiuesit.
