Punëtorët teknikë të shkollave të mesme dhe fillore të Komunës së Prishtinës kanë paralajmëruar grevë më . Lajmin e ka bërë të ditur Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës. Në njoftim ata kanë thënë se nuk është realizuar pagesa për punën e kryer nga këta punëtorë në muajin korrik.
“Pas diskutimit, të gjithë kryetarët e shoqatave u dakorduan që, nëse pagat e punëtorëve nuk janë në llogaritë e tyre bankare deri më , nga data do të fillojë grevë e punëtorëve teknikë në shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës… Kërkesa jonë është e qartë, puna e kryer duhet të paguhet.” – thuhet në e Sindikatës të datës .
KALLXO.com e ka kontaktuar Arianit Elshanin, drejtorin e Arsimit në Prishtinë. Ai ka thënë se do të deklarohet gjatë ditës për këtë çështje.
