Fluksi në pikat e kalimit kufitar ka sjellë pritje më të gjata për automjetet në disa prej pikave kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata janë regjistruar në Muçibabë , ku për hyrje në Kosovë pritet deri në 40 minuta , ndërsa kolona arrin në rreth 300 metra . Në dalje, pritjet janë rreth 20 minuta , me kolonë deri në 150 metra .
Pritje të shtuara ka edhe në Dheu i Bardhë , ku automjetet në hyrje presin rreth 20 minuta , ndërsa në dalje deri në 30 minuta . Kolonat në këtë pikë arrijnë deri në 100 metra në hyrje dhe 150 metra në dalje . Ndërkohë, në pikën kufitare Merdarë pritjet në dalje janë deri në 15 minuta , ndërsa në Jarinje pritjet shkojnë deri në 10 minuta .
Në pikat e tjera kufitare, pritjet për automjete janë kryesisht të shkurtra, nga 1 deri në 7 minuta , ndërsa për kamionë nuk raportohet për pritje të gjata apo kolona. Udhëtarët këshillohen të planifikojnë udhëtimet e tyre dhe të kenë parasysh mundësinë e ndryshimit të fluksit gjatë ditës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!