Përmirësohet situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 26

0%

Situata e zjarreve në vend paraqitet e përmirësuar, ndërsa sipas Ministrisë së Mbrojtjes aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Deri në orën janë evidentuar 26 vatra zjarri, prej të cilave 14 janë shuar, 6 vijojnë aktive dhe 6 të tjera janë nën monitorim.

Në terren janë angazhuar 311 forca operacionale dhe 16 mjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 70 efektivë, një automjet zjarrfikës, një ekskavator të rëndë dhe 3 helikopterë. Në Pukë, në zonat Tërbun–Gojan–Gjegjan, situata është përmirësuar ndjeshëm.

Vatrat në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh janë shuar, ndërsa në Prozhëm zjarri vijon me intensitet të ulët dhe është drejt neutralizimit. Në Gojan të Fushë-Arrëzit, ekipet po punojnë për izolimin e një vatre në sipërfaqe pyjore. Në operacion janë përfshirë zjarrfikës, Policia, strukturat vendore, vullnetarë dhe një helikopter i Forcave të Armatosura.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas autoriteteve, banesat nuk janë në rrezik. Ndërhyrjet vijojnë edhe në zonën e Dajtit, ku terreni i vështirë e vështirëson operacionin. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat. Vatra aktive janë evidentuar gjithashtu në Ballenjë dhe Qafën e Helmës në Dibër, si dhe në malin e Luzatit në Tepelenë. Ndërkohë, zjarret në disa zona të Lezhës, Elbasanit dhe Vlorës janë shuar.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin, ndërsa strukturat e emergjencave mbeten në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme.

Burimi: Bota Sot