Raportimet për vetaksidentin në Suharekë, Policia jep detaje për

0%

Policia ka dhënë detaje për Sinjalin lidhur me vetaksidentin e raportuar sot në Suharekë. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për Sinjalin se rasti ka ndodhur rreth orës në rrugën “Skënderbeu”. Fillimisht, rasti ishte raportuar se kishte ndodhur në rrugën “Kadri Kokollari”, ndërsa sipas Policisë, vendi i saktë i ngjarjes është rruga “Skënderbeu”.

Sipas Policisë, nga vetaksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë menaxhuar situatën dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Lidhur me rastin është iniciuar procedurë, ndërsa pas përfundimit të procedurave të nevojshme, rasti do të procedohet në gjykatë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com