Sadiku: Kam ardhur në Taranto me synim të qartë, dua medaljen e artë

0%

Boksierja Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Sadiku e ka mposhtur boksieren turke Esmanur Lok, duke siguruar medaljen e bronztë, por synimi i saj mbetet shumë më i madh – medalja e artë, raporton KosovaPress.

Pas fitores, Sadiku ka thënë se meçi ka shkuar pikërisht sipas planit të përgatitur së bashku me trajneren e saj, Marjola Sallauka. Ajo ka falënderuar trajneren, sportistët e tjerë dhe komunitetin për mbështetjen e dhënë nga tribunat.

Megjithatë, boksierja ka bërë të qartë se medalja e bronztë nuk e kënaq plotësisht, pasi ajo në Taranto ka udhëtuar me synimin për ta fituar medaljen e artë dhe për ta dëgjuar himnin e Kosovës. Sadiku: E mirëpres të bronztën por unë kam ardhur këtu të artën “Meçi ka shkuar ashtu siç e kemi planifikuar së bashku me trajneren time, Marjola Sallauka, të cilën e falënderoj shumë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu e falënderoj të gjithë sportistët e tjerë dhe gjithë komunitetin e Kosovës që kanë qenë në sallë, të cilët më kanë dhanë një mbështetje shumë të madhe dhe kanë qenë një shtytje shumë e madhe për mua. Unë kam ardhur këtu për një synim tjetër, që me siguru medaljen e artë, kështu që nuk i gëzohem edhe aq shumë kësaj medalje.

Synimi im edhe qëllimi im është që të dëgjohet himni këtu në Taranto.”, u shpreh fillimisht Sadiku. Sadiku ka thënë se ka qenë e vetëdijshme për formën e mirë në të cilën ndodhet dhe për këtë arsye nuk ka ndier presion para paraqitjes së saj. Sadiku: E kam ditur se në çfarë forme jam “E kam ditur në çfarë farë forme të mirë jam edhe kam pritur një rezultat të tillë.

Kam thënë edhe më herët në Kosovë që do të nisem vetëm me një qëllim, që me siguru vetëm medaljen e artë. Kështu që nuk kam pasur ndonjë presion, kam qenë shumë e qetë.”, shtoi Sadiku. Donjeta Sadiku do ta zhvillojë meçin e radhës më 27 gusht, kur do të përballet me boksieren greke Sofia Legaki.

Sadikut i nevojitet edhe një fitore për t’iu afruar edhe më shumë synimit të saj për medaljen e artë në Taranto.

Burimi: Bota Sot