Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se aktiviteti “Ora e Pritjes” do të vendoset edhe në qytetin e Ferizajt. Sipas njoftimit për media, aktiviteti do të mbahet në sheshin e qytetit, me fillim nga ora . “Liria ka Emër” kishte organizuar të njëjtin aktivitet edhe para pak ditësh në Prishtinë.
Ky organizim vjen në prag të 16 shtatorit, datë kur Gjykata Speciale në Hagë pritet të marrë vendimin përfundimtar lidhur me ish-krerët e UÇK-së. Aktiviteti në Ferizaj pritet të mbledhë qytetarë dhe mbështetës në sheshin e qytetit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!