Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Kosova do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus. Haxhiu i bëri këto deklarata të hënën, më , në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, gjatë një pritjeje për gazetarët ukrainas që po qëndrojnë në Kosovë. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“E kemi bërë këtë sepse besojmë fort në të drejtën e Ukrainës që ta zgjedhë vetë të ardhmen e saj, ta mbrojë tokën e vet dhe po ashtu që populli ukrainas të jetojë i lirë. Këtë mbështetje jemi përpjekur ta bëjmë edhe konkrete. Kosova ka ndërmarrë shumë veprime në këtë drejtim.
Ka vendosur sanksione ndaj Rusisë menjëherë pas fillimit të agresionit rus dhe ka vazhduar të harmonizohet me partnerët tanë evropianë dhe transatlantikë. Kemi mirëpritur gazetarë ukrainas, kemi pezulluar përkohësisht regjimin e vizave për qytetarët e Ukrainës dhe jemi përgatitur të presim njerëz që janë të detyruar t’i lënë shtëpitë e tyre për shkak të luftës” – deklaroi Haxhiu.
Haxhiu tha se Kosova e ka mbështetur Ukrainën edhe në aspektin e mbrojtjes. “Jemi pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në trajnimin e ushtarakëve ukrainas, përfshirë edhe në kuadër të operacionit ‘Interflex’”, deklaroi ajo.
Ajo përmendi edhe dy pakot e ndihmës ushtarake të dërguara nga Kosova, të cilat, sipas saj, përfshijnë 30 automjete ushtarake dhe 10 mijë predha mortajash. Duke folur për gazetarët ukrainas që janë strehuar në Kosovë, Haxhiu tha se prania e tyre ka një rëndësi të veçantë, pasi Kosova e di nga përvoja e luftës se sa e rëndësishme është dokumentimi i ngjarjeve.
“Gjatë luftës sonë e kuptuam sa e rëndësishme ishte që dikush ta dokumentonte atë që po ndodhte dhe të sigurohej që bota ta shihte”, tha ajo. Haxhiu u shpreh se Kosova dëshiron një paqe për Ukrainën që garanton pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të saj, si dhe të drejtën e popullit ukrainas për të vendosur vetë për të ardhmen.
“Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës. Dhe shpresoj sinqerisht që lidhjet e krijuara mes njerëzve gjatë këtyre viteve të vështira, me kohë, të shndërrohen në një afërsi edhe më të madhe mes dy vendeve tona. Gëzuar Ditën e Pavarësisë Ukrainës dhe të gjithë ukrainasve!” – tha U.D. Presidentja Haxhiu. Ukraina shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik më .
Kjo datë shënohet çdo vit si Dita e Pavarësisë së Ukrainës. Ukraina shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik më . Kjo datë shënohet çdo vit si Dita e Pavarësisë së Ukrainës. Më , Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, duke shkaktuar një luftë që vazhdon edhe sot.
Konflikti ka shkaktuar viktima të shumta, zhvendosjen e miliona njerëzve dhe dëme të mëdha në qytete dhe infrastrukturë. Kosova ka mbështetur Ukrainën pas nisjes së pushtimit rus, duke u rreshtuar me masat ndëshkuese të vendeve perëndimore ndaj Rusisë dhe duke ofruar mbështetje humanitare e ushtarake.
Në Kosovë janë strehuar edhe gazetarë ukrainas, të cilët kanë vazhduar punën e tyre nga Prishtina dhe qytete të tjera të vendit. Kosova dhe Ukraina nuk kanë marrëdhënie diplomatike të plota, pasi Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Në anën tjetër më , presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se politika e Ukrainës sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nuk ka ndryshuar. Gjatë një konference për media në Beograd, të mbajtur së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Zelensky tha se Ukraina respekton integritetin territorial të partnerëve të saj dhe të drejtën ndërkombëtare.
Ai shtoi se, sa i përket Kosovës, qëndrimi i Ukrainës mbetet i pandryshuar, ndërsa shprehu mirënjohje ndaj Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë.
Si shenjë revolte nga kjo deklarate e presidentit ukrainas, në Prishtinë u largua baneri “Free Ukraine” i vendosur në hotelin “Grand”, me të cilin Kosova shprehte solidarizimin e saj në luftën kundër Rusisë.
