Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione në Vushtrri. Sipas njoftimit, punimet do të zhvillohen në fshatin Pantinë, në rrugën “Rasim Bilalli” dhe në rrugën “Shahin Krasniqi”. Gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar konsumatorët se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt. Në raste të tilla, qytetarëve u është kërkuar që ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, deri në kthjellimin e tij. Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
