Tre persona janë arrestuar pasi që kishin kanosur dhe penguar zyrtarët policor gjatë kryerje së detyrës. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosoëvs bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më rreth orës , në Fushë Kosovë. Tutje thuhet se dy nga të dyshuarit ishin nën ndikim të alkoolit.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, kishin kanosur dhe penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës. Dy nga të dyshuarit ishin nën ndikim të alkoolit. Të dyshuarëve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime të lehta ku janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.
