Dy persona janë arrestuar të dielën () në fshatin Begracë të Kaçanikut me dyshimin për të shtëna me armë në një aheng familjar, ka njoftuar të hënën Policia Rajonale e Ferizajt. Të dyshuarve J.S., 62 vjeç dhe B.Z., 33 vjeç, u janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, 65 fushekë dhe 15 gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, njofton Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Policisë Rajonale të Ferizajt, që mbulon edhe territorin e komunës së Kaçanikut. Në komunikatën për media bëhet e ditur se më , rreth orës , policia në Kaçanik ka pranuar informatën se në fshatin Begracë, gjatë një ahengu familjar, kishte të shtëna me armë zjarri.
“Njësitet reaguese dhe njësia e hetimeve të stacionit policor në Kaçanik, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë – Ferizaj, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore në rrugën ‘Rexhep Luzha’, në fshatin Begracë”- thuhet në njoftimin e datës .
Policia bën të ditur se pas identifikimit të të dyshuarve dhe gjetjes e konfiskimit të armëve, fishekëve dhe gëzhojave, të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik, ku janë intervistuar.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’”- përfundon njoftimi.
