Kërcënimi me vrasje ndaj Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan përjashton

0%

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka marrë vendim për përjashtimin e anëtarit Skender Llugiqi nga organizata. Vendimi, i datës , është marrë pas shqyrtimit të veprimeve dhe deklarimeve të Llugiqit, përfshirë, siç thuhet në dokument, “kërcënimin me vrasje ndaj Gjeneralit të Luftës së UÇK-së, z. Ramush Haradinaj”.

Sipas OVL-UÇK-së në Lipjan, veprimet e tilla konsiderohen të rënda dhe të papranueshme, pasi bien ndesh me qëndrimet dhe vlerat e organizatës. “OVL-UÇK – Dega në Lipjan do të jetë gjithmonë në mbrojtje të vlerave të shenjta të Luftës Çlirimtare dhe të dinjitetit të atyre që luftuan e sakrifikuan për lirinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e degës.

Në vendim, Kryesisë Qendrore të OVL-UÇK-së në Prishtinë i është kërkuar që ta shqyrtojë dhe konfirmojë përjashtimin e Llugiqit nga organizata. Po ashtu, është kërkuar që vendimi të evidentohet në dokumentacionin përkatës dhe që Kryesia Qendrore të ndërmarrë masat organizative të parapara me Statutin dhe rregulloret e brendshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dega e OVL-UÇK-së në Lipjan ka thënë se do të vazhdojë të mbrojë vlerat e luftës dhe figurat e dala nga ajo. “Ky vendim duhet të jetë mesazh i qartë për secilin: kushdo që tenton ta njollosë, ta përçmojë apo ta përdorë për përçarje Luftën e shenjtë të UÇK-së, si dhe kushdo që fyen, kërcënon apo denigron bashkëluftëtarët dhe figurat e saj, do të përballet pa përjashtim me përgjegjësinë dhe masat që parashihen nga Statuti dhe rregulloret e organizatës”, thuhet në komunikatë.

Burimi: Telegrafi