Boksierja Donjeta Sadiku i ka siguruar Kosovës medaljen e parë nga Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’. Sadiku fitoi ndaj turkes Esmanur Lok, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, ku synon të vazhdojë rrugëtimin drejt medaljes së artë. Në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës thuhet se gjysmëfinalen e zhvillon të mërkurën përballë grekes, Sofia Legaki.
“Donjeta Sadiku i ka siguruar vendit tonë medaljen e parë nga Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Boksierja jonë fitoi ndaj turkes Esmanur Lok, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, ku synon të vazhdoj rrugëtimin drejt medaljes së artë. Ajo u përkrah nga drejtuesit e KOK-ut, me presidentin Ismet Krasniqi, drejtues të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë dhe Komunës së Prishtinës.
Gjysmëfinalen e zhvillon të mërkurën përballë grekes, Sofia Legaki”- thuhet në njoftim. Lojërat e ardhshme mesdhetare do të mbahen në Kosovë, saktësisht në Prishtinë në vitin 2030.
