KRU “Gjakova” apelon për kursim të ujit

0%

KRU “Gjakova” u ka bërë apel konsumatorëve që, për shkak të temperaturave të larta dhe rritjes së konsumit, ta përdorin ujin në mënyrë racionale dhe të shmangin shpenzimin e panevojshëm.

Kompania ka kërkuar kujdes dhe solidaritet të veçantë me qytetarët që jetojnë në zona të larta dhe në banesa kolektive, ku furnizimi me ujë mund të jetë më i vështirë gjatë periudhave të konsumit të shtuar. KRU “Gjakova” ka theksuar se kursimi i ujit është përgjegjësi e përbashkët dhe ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Apel për kursimin e ujit: Të nderuar konsumatorë, Për shkak të temperaturave të larta dhe rritjes së konsumit të ujit, kërkojmë nga të gjithë qytetarët që ta përdorin ujin në mënyrë sa më racionale dhe të shmangin shpenzimin e panevojshëm. Kursimi i ujit është përgjegjësi e përbashkët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të tregojmë kujdes dhe solidaritet me qytetarët që jetojnë në zonat e larta dhe në banesa kolektive, ku furnizimi me ujë mund të jetë më i vështirë gjatë periudhave të konsumit të shtuar. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

Burimi: Bota Sot