Donjeta Sadiku ka shënuar një fitore të madhe në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 60 kilogramë. Boksierja triumfoi ndaj turkes Esmanur Lok, pas një dueli të fortë dhe të luftuar deri në sekondat e fundit. Sadiku u pa edhe e gjakosur në disa momente të meçit, por kjo nuk e ndaloi të vazhdonte luftën dhe të kërkonte fitoren.
Pas përfundimit të raundit të tretë, gjyqtarët ia dhanë fitoren me pikë boksieres, e cila tashmë ka siguruar medaljen e bronztë dhe një vend në gjysmëfinale. Sadiku do të rikthehet nesër në ring, ku do të luftojë për një vend në finale dhe për mundësinë që medaljen e bronztë ta shndërrojë në të argjendtë ose të artë.
Një tjetër paraqitje e madhe për boksieren në arenën ndërkombëtare dhe një medalje e sigurt për Kosovën në Taranto.
