Hendeku tregtar thellohet, Kosova me mbi 615 milionë euro deficit

0%

Vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti, vendi importoi mallra në vlerë prej mbi 720 milionë euro, ndërsa eksporti arriti vetëm 104 milionë euro, duke e çuar deficitin tregtar në mbi 615 milionë euro. Pavarësisht rritjes së eksporteve në korrik, hendeku tregtar i Kosovës vazhdon të thellohet.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 6,8 % në muajin korrik 2026, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2025, gjegjësisht në vlerë prej 615,7 milion euro, krahasuar me deficitin prej 576,4 milion euro në vitin 2025. Ndërkaq, eksporti mbulon importin me 14.5 për qind.

“Eksporti i mallrave në muajin korrik 2026 kishte vlerën 104,8 milion euro, ndërsa importi 720,5 milion euro, që është një rritje prej 25,0% për eksport, si dhe një rritje prej 9,1% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025”, thuhet në raportin e ASK-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

ASK tha se sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 27,8% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12,7% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9,5% e përbëjnë produktet minerale, 7,1% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 15,7% e përbëjnë produktet minerale, 13,3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 12,4% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,5% e përbëjnë mjetet e transportit, 9,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së Sipas ASK-së, eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 31,5 milion Euro, ose rreth 30,1 % e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 9,6 %. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania 9,6 %, Italia 3,1%, Holanda 2,9 %, etj.

Ndërsa, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 303,4 milion Euro, ose 42,1% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 7,2 %. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12,8 %), Italia (5,9 %), Polonia (4,0 %), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s ASK njofton se eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 50,3 milion Euro, ose 48,0% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 27,4 %. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (16,9%), Shqipëria (16,7%), Serbia (6,7%), Mali i Zi (5,1%), etj.

Ndërkaq, importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 88,8 milion Euro, ose 12,3 % të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 11,5 %. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (4,9%), Shqipëria (3,3%), Serbia (3,0%). Eksportet e Kosovës me vendet e tjera Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 23,0 milion Euro, ose 21,9 %.

Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (7,8%) dhe Turqia (4,3%). Importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 328,2 milion Euro, ose 45,6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13,5%) dhe Kina (13,3%). Të dhënat e ASK-së

Burimi: Bota Sot