Greqia zhvendos sistemin “Patriot” në Kretë pas kërcënimeve të

0%

Ushtria greke ka zhvendosur të hënën () një nga sistemet e saj të interceptorëve raketorë, “Patriot”, në ishullin e Kretës si reagim ndaj kërcënimeve iraniane për t’i sulmuar bazat ushtarake amerikane në Europë, raporton Euronews , duke iu referuar mediave greke. Bateria u zhvendos nga ishulli lindor Karpathos në Kretë, ku ndodhet një bazë e madhe amerikane në Suda, shkruajnë raportet.

Qëllimi është që të forcohet mbrojtja ajrore rreth objekteve detare dhe ajrore me rëndësi strategjike në Suda, të cilat u shërbejnë Forcave të Armatosura Greke, por edhe edhe Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s. Baza e Sudës ka rol kyç në mbështetjen e operacioneve aleate në krejt rajonin e gjerë, duke e bërë mbrojtjen e saj sidomos kritike në kushtet aktuale të sigurisë.

Pamjet e medias treguan sistemin “Patriot” në një kamion që priste të ngarkohej në një barkë. “Financial Times” ka raportuar javën e kaluar, duke cituar burime iraniane, se Irani do të shkrepte raketa drejt objektivave amerikane në Europë nëse presidenti Donald Trump rrit presionin ushtarak mbi Ngushticën e Hormuzit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministria greke e Mbrojtjes nuk i ka komentuar raportet për transferimin e raportuar të sistemit të raketave. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

Burimi: Kallxo