Spalletti: Ka dy vite që nuk luan, na duhet një sulmues me

0%

Luciano Spalletti e ka nisur me fitore aventurën në stolin e Juventusit, por pas triumfit 1:0 ndaj Frosinones, trajneri bardhezi nuk i ka kursyer kritikat për Kolo Muanin. Sulmuesi francez pati një rast të artë për të shënuar, por e shpërdoroi nga shumë pranë portës. Spalletti e bëri të qartë se pret më shumë prej tij. “Kolo është një lojtar që shkuam dhe e morëm sepse e dimë vlerën e tij.

E kemi parë më parë dhe e dimë se çfarë mund të bëjë. Por duhet të kuptojë se ka dy vite që nuk luan dhe një arsye duhet të ketë”, deklaroi Spalletti. Trajneri i Juventusit shtoi: “Ndonjëherë mendon se je në një nivel të jashtëzakonshëm, por mund të kesh lënë pas dore disa gjëra që duhet t’i rikuperosh.

Është e qartë që është i fortë fizikisht dhe di të marrë topin, por në ndeshje të tilla duhet të shënojë”. Spalletti foli edhe për merkaton dhe zbuloi se Juventusi po kërkon një sulmues me profil tjetër. “Sulmuesi që po kërkojmë mund të ketë karakteristika të ndryshme. Sot kishte hapësira, por nuk arritëm t’i shfrytëzonim”, u shpreh tekniku italian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në lidhje me paraqitjen e skuadrës, Spalletti tha se pa shenja pozitive, por kërkoi më shumë vendosmëri. “Do të preferoja që skuadra të tregonte se ka një identitet dhe këtë e bëri. Por në disa momente jemi të brishtë dhe nuk tregojmë vendosmërinë që duhet. Duhet të punojmë për këtë”, tha ai.

Në fund, Spalletti foli edhe për Vicario-n, i cili u detyrua të largohej në minutën e 91-të të debutimit me Juventusin. “Ndjeu një ngërç të fortë dhe pati frikë se mos bllokohej. Për këtë arsye preferuam ta zëvendësonim”, sqaroi trajneri.

Burimi: Bota Sot