Nis rrënimi pranë zonës ujore, Pacolli: Ndërtimet e papërgjegjshme

0%

Deputetja Fitore Pacolli ka reaguar lidhur me mbrojtjen e burimeve ujore në Kosovë, duke publikuar edhe pamje nga rrënimi i një objekti pranë një zone ujore. Pacolli ka deklaruar se ujërat janë pasuri jetike dhe se mbrojtja e tyre duhet të jetë prioritet. “Degradimet dhe ndërtimet e papërgjegjshme përgjatë liqeneve dhe burimeve ujore nuk do t’i tolerojmë”, ka shkruar ajo.

Sipas Pacollit, Kosova ka mungesë të pasurive ujore, ndërsa ndryshimet klimatike po e bëjnë edhe më të pasigurt të ardhmen e tyre. Ajo ka theksuar se mbrojtja e ujërave është përgjegjësi qytetare, institucionale dhe kombëtare. “Ato që i kemi sot duhet t’i ruajmë me kujdes, që t’ua lëmë edhe brezave që vijnë. Uji është jetë dhe do ta ruajmë si pasuri kombëtare”, ka shkruar Pacolli.

Postimin ajo e ka shoqëruar me një video ku shihet një ekskavator duke rrënuar një objekt në afërsi të një sipërfaqeje ujore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot