Shkëndija kundër Struga Trim Lum

0%

Sulmuesi i krahut të Shkëndija e Tetovës, Vane Kërstevski, foli në konferencën për shtyp në prag të sfidës së xhiros së katërt në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut kundër Struga Trim&Lum. Ndeshja do të zhvillohet të hënën (sot) në kompleksin e FFM-së në Shkup prej orës .

Pas tre fitoreve radhazi në tre ndeshjet e para të kampionatit, Kërstevski konfirmoi atmosferën pozitive në ekip dhe synimin e vetëm për të vazhduar ecurinë e simboleve të fitores drejt mbrojtjes së fokusit për titullin kampion. Atmosfera para duelit me Strugën… Vane Kërstevski: “Në ekip mbizotëron një atmosferë e shkëlqyer.

Po përgatitemi ngadalë për Strugën, e dimë se nesër na pret një ndeshje e fortë dhe e kemi analizuar mirë. E nisëm mbarë me tre fitore dhe shpresojmë që nesër të lidhim edhe një tjetër, siç është normale. Mendoj se paraqitja në Evropë na mundoi pak, u eliminuam pa fat edhe pse donim të përsërisnim suksesin e vitit të kaluar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tani jemi të fokusuar te kampionati dhe shpresojmë se do ta fitojmë titullin këtë vit, e kështu vitin e ardhshëm do ta përsërisim suksesin edhe në Evropë.” Eliminim nga Europa dhe ndeshjet e ligës… Vane Kërstevski: “Normalisht, ne gjithmonë shkojmë ndeshje pas ndeshjeje, çdo përballje është e rëndësishme pa marrë parasysh nëse është në Evropë apo në kampionat.

Kishim një dëshpërim nga eliminimi, por si profesionistë nuk duhet t’i kushtojmë vëmendje kësaj, duhet të ngrihemi, të vazhdojmë me punë dhe të fokusohemi për të përparuar në ligë, për të marrë fitore të reja dhe kjo është e gjitha.” Motivi nga tre fitoret e para… Vane Kërstevski: “Normalisht, të gjithë lojtarët që janë 100% të gatshëm për ndeshjen e nesërme mesi presim takimin.

Mendoj se secili do të japë 100% nga vetja dhe këto tre fitore na japin si ‘erë në shpinë’, që të vazhdojmë në këtë tempo.” Ndeshjet nën dritat e reflektorëve dhe kthimi i tifozëve Vane Kërstevski: “Mendoj se është përparësi dhe privilegj të luajmë nën dritat e reflektorëve. Koha është mjaft e nxehtë dhe në kushte të tilla është e vështirë të luhet.

Edhe jashtë Tetovës, siç e përmendët, na mungonte publiku, por shpresojmë që nga ndeshja e nesërme do t’i kemi në mbështetje dhe gjithçka do të jetë më e lehtë?.

Burimi: Bota Sot