Egnatia shumë e fortë për Tiranën e cunguar

0%

Egnatia shumë e fortë për Tiranën e cunguar! Egnatia e Nevil Dedes mposhti Tiranën me rezultatin 3:0 në duelin e vlefshëm për javën e parë të Superiores. Dominim absolut i kampionëve në fuqi, të cilët realizuan plot 3 herë në pjesën e parë, teksa në fragmentin e dytë, menaxhuan mjaft mirë epërsinë e trefishtë, përballë kryeqytetasve të cunguar, për shkak të bllokimit të merkatos.

Golat e Diabate, Ajetit dhe Sotës, i dhuruan 3 pikë të rëndësishme rrogozhinasve, në këtë start të sezonit të ri futbollistik.

Burimi: Bota Sot