IIlir Daja reagon pas humbjes: Luajtëm me formacion të dytë, një çorbë

0%

Dinamo ka shkaktuar befasinë më të madhe në këtë javë të parë të Abissnet Superiore. Të besuarit e Ilir Dajës humbën befasisht në “Elbasan Arena” me shifrat 0 – 1 kundër Vorës. Pas ndeshjes, foli për mediat trajneri Daja nga kampi i dinamovitëve: “Kam qenë që me ndeshjen me Pafosin pa qejf, jam me raport (qesh).

Nuk mundemi të përgatisim për një javë 3 ndeshje dhe kur kthehehemi nga ajo në Qipro, 4 ndeshje për 9 ditë. E kishim të detyrueshëm rotacionin. Pjesa më e madhe janë lojtarë të formacionit të dytë. Kështu që ishim koshient për këtë llojë gjëje. Vetëm nesër na mbetet një seancë stërvitore. Dueli me Pafos kalon çdo pritshmëri. Sot i miksuam të dyja ndeshjet, sepse nuk kem se çfarë të bëjmë.

Sot në përgjithësi ndikoi gjithçka. Kur luan me formacion të dytë… Një formacion që nuk ka luajtur asnjëherë bashkë. U provuam. Në pamundësi të startonim me Ismailin, ku mund ta çonim me duart tona drejt dëmtimeve serioze. Nëse e shtrijmë gjatë 90 minutave, kishim edhe ne shanset tona, pavarësisht çedimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëse do kishim shënuar me Farukun në fillimin e pjesës së dytë, mund të përballeshim me një rival që do hapej, ku do të bënte tranzicione. Kur i mikson ndeshjet, në fund fare bëhet një çorbë. Mund të zgjdhej vetëm me episode. I patëm, por nuk i zgjidhëm. Mungesa e Qardakut ndikoi, sikurse Malomo për shkak të problemeve me shëndetin. Mungoi çifti Dita-Aliji, ata nuk luajtën bashkë.

Kemi bërë gjithçka që mundemi në këtë moment që jemi. Këto llojë rotacione kaq të mëdhaja nuk i shërbejnë më manovrës, por të kapim çfarë të kapim. Mund të na ishte kursyer kjo ndeshje. Gjithsesi pranojmë verdiktin dhe të vazhdojmë përpara”.

Burimi: Bota Sot