Ka përfunduar me goleadë, ndeshja e Kupës mes Kalynivkas dhe KC Kharkiv, me rezultatin e thellë 0-9. Në këtë “festival” golash, rrugën e rrjetës e kanë gjetur dhe dy ish-ët e Superiores, Ermir Rashica dhe Baton Zabërgja, respektivisht në minutat e 71-të dhe atë të 75-të, pasi u futën si zëvendësues në pjesën e dytë.
Kujtojmë se kjo sfidë ishte ndeshje teke dhe në këtë mënyrë skuadra e dy shqiptare siguroi kalimin më tej. Vlen të theksohet se Rashica dhe Zabërgja kanë një të kaluar të përbashkët në kampionatin shqiptar, ku i pari është aktivizuar për Skënderbeun, ndërsa i dyti për Dinamon.
