Vala e të nxehtit godet Greqinë – temperaturat pritet të arrijnë deri

0%

Greqia po përballet me një valë të fortë të të nxehtit, me temperaturat që gjatë fundjavës dhe ditëve në vijim pritet të arrijnë deri në 42 gradë Celsius në disa zona të vendit. Sipas të dhënave të Observatorit Kombëtar të Athinës, në shumë rajone temperaturat maksimale do të luhaten nga 38 deri në 40 gradë Celsius, ndërsa lokalisht mund të prekin edhe 41–42 gradë.

Meteorologët bëjnë të ditur se masat ajrore mbi Greqi pritet të jenë rreth 6 deri në 8 gradë Celsius më të ngrohta se vlerat normale për këtë periudhë të vitit. Kushtet e të nxehtit pritet të vazhdojnë në shumë pjesë të vendit deri në mesin e javës së ardhshme, ndërsa temperaturat e larta do të mbeten mbi mesataren sezonale.

Autoritetet dhe meteorologët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes, veçanërisht gjatë orëve të mesditës, kur temperaturat pritet të arrijnë nivelet më të larta. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com