Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, ka njoftuar qytetarët se sot, do të bëhet testimi i Sistemit të Alarmit Publik në kryeqytet. Sipas njoftimit, testimi do të zhvillohet në ora , ndërsa alarmi do të lëshohet me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.
Nga Komuna kanë theksuar se bëhet fjalë vetëm për një testim teknik, i cili ka për qëllim verifikimin e funksionalitetit dhe efektivitetit të pajisjeve që përdoren në raste emergjente. Qytetarëve u është bërë thirrje që të mos shqetësohen nga aktivizimi i sirenave, pasi testimi nuk lidhet me ndonjë situatë emergjente.
“Ju lutemi të mos shqetësoheni, pasi bëhet fjalë vetëm për një testim teknik të sistemit”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
