I mituri merr AK-47, gjatë manipulimit me të godet vëllain – Policia

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm nga një i mitur në Podujevë. Rasti ka ndodhur të premten, në ora . “Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se nipi i tij i mitur ka marr armën AK-47 dhe gjatë manipulimit ka shkrepur një fishekë dhe predha ka goditur vëllain e tij fëmijë 10 vjeçar”, thuhet në raport.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Gjatë kontrollit të shtëpisë në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me një karikator me 20 copë fishekë.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i Departamentit për të mitur i cili ka urdhëruar që rasti të incizohet si më lartë, ndërsa i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi